Zvicra e mundi në ndeshjen e radhës Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës me shifrat 0:3, raporton arbresh.info.
Zvicra ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e nëntë me golin e shënuar nga Seferovic.
Blerim Xhemaili lëshoi mundësi të artë që ta shënojë golin e dytë, por ai dështoi nga penalltia në minutën e 37.
Pjesa e parë mbyllet me epërinë e Zvicrës 1:0.
Blerim Xhemaili e ka shënuar golin e dytë për Zvicrën (0:2) në minutën e 54-të duke e përmirësuar gabimin kur e huqi penalltinë.
Zvicra po fiton 3:0 pas Rodriguez shënon nga penalltia në minutën e 58.
Pesë shqiptarë janë në fushë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi.
Sfida në fjalë u zhvillua në Riga. /arbresh.info/
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...