Kosova i ka bërë ballë asaj të Kroacisë për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.
Bajram Jashanica pohoi pas ndeshjes se Kosova nuk luajti dobët.
“Kemi mundur ta ruajmë rezultatin 0:0, por kështu e ka futbolli mund të pësojmë nga një pakujdesi. Mendoj se kam bërë sot një paraqitje stabile. Trajneri vendos nëse do të luajë apo jo në ndeshjen e radhës”, ka thënë mbrojtësi Bajram Jashanica pas ndeshjes për Supersport Kosova, arbresh.info.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 5 shtator në Shkodër kundër Finlandës. /arbresh.info/
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon