Nëntë burra u nxorën jashtë një avioni mëngjesin e sotëm në Madrid pasi njëri prej tyre bërtiti “Allahu Akbar”, në formë shakaje.
Fluturimi, i cili ishte planifikuar në orën 7 të mëngjesit në aeroportin Zaventem në Bruksel, u shty për disa orë pasi udhëtarët u urdhëruan të zbrisnin si pasojë e panikut të krijuar.
Policia ka konfirmuar incidentin në kanalin lokal të lajmeve VTM Nieuës, burime të të cilit thanë se nëntë burrat ishin të nacionalitetit belg. Ata po ngjiteshin në avionin Ryanair për të fluturuar drejt Madridit, kur njëri prej tyre u dëgjua duke bërtitur “Allahu Akbar”, duke treguar që brenda në avion ndodhej një bombë. Komandanti i fluturimit refuzoi që t’i bënte me përgjegjësi këta njerëz duke thënë se njëri prej tyre ishtenjë shakaxhi i pamend që thirri “Allahu Akbar”.
Të gjitha bagazhet u kontrolluan pasi u thirr edhe skuadra e specializuar kundër lëndëve plasëse. Por asgjë nuk u gjet dhe avioni më në fund u lejua të nisej në orën 09:25./tvklan.al/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...