Një përdoruesi të Twitterit në Japoni i është ndaluar të përdorë rrjetin sociale pas ‘kërcënimit’ të bërë në drejtim të një mushkonje.
Abuzimet me postimet në Twitter janë të palejueshme nga ky rrjet social që shumë shpesh ua bllokon llogarinë përdoruesve abuzues, por vendimi për t’i mbyllur llogarinë një djaloshi që kishte postuar foton e një mushkonjë të vrarë ka shkaktuar të qeshura në median sociale.
Gjithçka nisi më 20 gusht kur i riu, i bezdisur nga një mushkonjë, e vret e më pas poston foton në Twitter shoqëruar me tweet-in: “Kur do të heqësh dorë nga pickimet gjithmonë teksa jam duke pushuar e duke parë televizor. Vdis! (në fakt ke vdekur tashmë).
Pak më vonë ai mori një mesazh nga Twitter që i thoshte se llogaria e tij ishte bllokuar sepse ishte përdorur per te përçuar mesazhe kërcënuese dhe nuk mund të riaktivizohej.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...