Kur bëhet fjalë për problemet orale, dëmtimet e dhëmbëve janë më të shprehurat, i hasim më shpesh te fëmijët, adoleshentët, por edhe te të rriturit.Dëmtimet e tilla shfaqen, kur dhëmbi pëson si pasojë e higjienës jo të mirë orale.Faktorë të tjerë mund të jenë: ushqimet, stresi, ilaçet dhe aksesorët dental. Për fat të mirë, ekzistojnë disa ilaçe natyrale, që parandalojnë dëmtimet e dhëmbëve
HUDHRA
Image
Hudhra përmban substanca kundër baktereve dhe prej antibiotiku, që ndihmojnë në shërimin e dëmtimit të dhëmbëve. Lehtëson edhe shqetësimet që i ndieni, derisa shëroni dëmtimin. Për të përdorur tretmanin, përgatitni një pastë me hudhër, nga 3 – 4 thelpinj dhe i përzieni me ¼ e lugës kripë të fortë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar dhe e lini për 10 – 20 minuta. Përsëriteni 2 herë në ditë.
SUPË ME ESHTRA
Image
Një zgjedhje tjetër e mundshme për të mbajtur larg dëmtimin e dhëmbëve është të pini supën e përgatitur me eshtra. Mund të përdorni eshtrat e gjedhit, shpezëve apo qengjit, plus shtoni kripë, piper ujë. Duhet t’i zieni eshtrat e kafshës, që zgjidhni derisa të arrini një konsistencë të trashë. Eshtrat e tillë përmbajnë vera të larta ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve, përmirësojnë shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe parandalojnë dëmtimin e tyre.
SHAFRANI
Image
Shafrani po ashtu është ilaç shtëpiak, që mund ta përdorni në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve, falë substancave të tij kundër inflamacioneve dhe baktereve. Thjesht, aplikoni pak shafran pluhur në dhëmbin e dëmtuar dhe e lini të veprojë për disa minuta, para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Po ashtu, mund ta përzieni gjysmë lugë shafran pluhur me pak vaj mustarde, më pas shpëlani mishrat dhe dhëmbët. E lini për të vepruar për dhjetë minuta për ta shpëlarë më pas.
UJI I NJELMËT
Image
Puna e parë që e mendoni si ilaç – ujin me kripë është kur keni dhimbje në fyt. Sido që të jetë, këtë përzierje mund ta përdorni edhe për të luftuar dëmtimin e dhëmbëve. Përzieni një lugë kripë “Epsom” në një gotë ujë të ngrohtë dhe e shpëlani me këtë përzierje. Përkujdesuni që përzierjen ta shpërndani mirë në sipërfaqen e gojës, për të depërtuar midis dhëmbëve për t’i shëruar dëmtimet. Mund ta përsërisni dy herë në ditë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...