Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, pritet të anashkalojë Brukselin dhe të sigurojë marrëveshje tregtare me vendet europiane pas Brexit.
Negociatori i lartë i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, ka këmbëngulur se Britania duhet të pagujë faturën e divorcit përpara se të diskutohen marrëveshjet tregtare, transmeton portali arbresh.info
Duke thënë se ende duhej bërë “përparim i mjaftueshëm”, ai gjithashtu kërcënoi të shtynte bisedimet tregtare nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje mbi të drejtat e shtetasve të BE-së që jetojnë në Britani dhe mbi Irlandën e Veriut.
Megjithatë, mediat britanike shkruajnë se May pritet të anashkalojë Brukselin dhe se po kërkon që të merret direkt me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.
Zyrtarët nga qeveria e Britanisë së Madhe kanë theksuar se May do të kërkojë marrëveshje tregtare me disa vende europiane.
Britania e Madhe është duke kaluar në fazën e parë të bisedimeve për ndarjen nga BE-ja, megjithatë, liderët e BE-së kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për prezentimin e dobët dhe të paqartë nga ana e Britanisë së Madhe për Brexit./arbresh.info/
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...