Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) në Kosovë dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, përmes një komunikate për media ka rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit.
Në komunikatë thuhet:
Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë. Familjet kanë të drejtë ta dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut”.
Sipas Tanin, 1,658 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur si pasojë e luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.
UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm. Ne përgëzojmë dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që punojnë së bashku për të zbuluar fatin e atyre që ende mungojnë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...