Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thirrur mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila do të mbahet duke filluar nga ora 9:00.
Qeveria pritet të shpronësojë parcelat që preken nga ndërtimi i Stacionit Policor në Komunën e Zubin Potokut.
Po ashtu, do të vendos të shpronësoj edhe pronat që preken nga ndërtimi i varrezave në Komunën Hani i Elezit.
Po ashtu, do të vazhdojë shpronësimin për pronat, të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të hershme të menaxhimit të integruar të kufirit, Pika Kuditare në Merdare, Podujevë.
Sipas rendit të ditës, do të merret vendim për shpronësim të pronave që preken nga realizimi I Projekti për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Obliq. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...