Rrugët janë të zbrazëta. Ka shumë pak shenja që dikush vazhdon të jetojë aty. Pallatet që tashmë janë kthyer në gërmadha janë zbrazur plotësisht. Qyteti ngjan me një fantazmë.
Raqqa, kryeqyteti i ‘kalifatit’ të ISIS-it në Siri ishte bastioni i fundit i grupit terrorist, transmeton portali arbresh.info
Reporteri i CNN, Gabriel Chaim, ka filmuar qytetin nga droni.
Për tre vitet e fundit, qasja në Raqqa ka qenë jashtëzakonisht e kufizuar dhe pamjet e vetme që kanë dalë nga qyteti kanë qenë të kontrabanduara ose të rastësishme.
Nën regjimin e ISIS-it, u ndaluan telefonat dhe kamerat dhe të gjithë ata që u kapën me ndonjë paisje teknologjike u vranë.
Civilët e mbetur të Raqqas, diku rreth 20 mijë njerëz, janë të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre, pasi kanë frikë që të dalin në rrugë, për shkak të snajperistëve, sulmeve ajrore dhe beteja në rrugë.
Në korrik të këtij viti, OKB ka vlerësuar se rreth 30 mijë deri në 50 mijë persona ishin të bllokuar në Raqqa./arbresh.info/
https://twitter.com/cnni/status/902548850107457536
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...