Ka ndërruar jetë në QKUK i aksidentuari në fshatin Sibovc të Podujevës.
S.P 30 vjeçar kishte qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut i cili ndodhi më 22 gusht në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lexo komunikatën e plotë nga Policia:
Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi S.P mashkull, 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht 2017, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc të Podujevës.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.
Bazuar në të dhënat që Njësiti i trafikut rrugor posedon , numri i viktimave që pësuan në aksidente trafiku që nga 1 janari deri sot në rajonin e Prishtinës, arrin në 22 persona.
Andaj duke i parë si shqetësuese këto shifra, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...