Nëse deri më datën 7 shtator, datë kjo e përfolur që të mbahet seanca e radhës konstituive, partitë politike nuk e pranojnë ofertën e AKR’së, për qeveri gjithëpërfshirëse, atëherë kjo e fundit do të vendosë vetë se çfarë drejtimi politik do ta marrë.
Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri, thotë se për punët e AKR’së nuk duhet të flasë askush përveç zyrtareve të kësaj partie, duke aluduar në deklaratat e Mimoza Kusarit se AKR nuk ka nënshkruar koalicion me PAN.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri. Ai në një deklaratë për Gazetën Express, ka thënë se AKR nuk ka biseduar asnjëherë me zyrtarë të koalicionit PAN rreth ndonjë marrëveshjeje të mundshme në mes të këtyre dy subjekteve. Thotë se deri më datën 7 shtator do të presin se si do reagojnë subjektet politike ndaj ofertës së AKR’së.
“Kërkesa e AKR’së, gjithherë ka qenë se i ka ftuar të gjithë që të bëjmë një koalicion të përbashkët, ta bëjmë një qeveri teknike për dy vite dhe t’i zgjedhim të gjitha problemet për t’i çuar çështjet përpara. Kjo duhet të rezultojë pozitivisht tek të gjithë, t’i lënë teket e tyre dhe interesat personale, dhe t’i kthehen shtetit, ngase vendi do të ketë qeveri. Apeli jonë është ende në fuqi”, ka deklaruar ai.
Tutje ai është shprehur se AKR nuk do të bëjë koalicion me PAN e as ndonjë parti tjetër.
E ndërkohë Bahtiri ka folur edhe për deklaratat e themelueses së Alternativës, Mimoza Kusarit, e cila ka thënë se AKR nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me PAN për bashkëqeverisje. Bahtiri ka thënë se përveç strukturave të partisë askush tjetër nuk mund të flasë për AKR’në.
Thotë se ajo nuk është e thirrur që të flasë në emër të partisë së Pacollit. “Unë e respektoj zonjën Kusari dhe nuk e di se në cilin element ka folur, megjithatë ajo nuk është e thirrur që të flas në emër të AKR’së. Ajo mund të japë mendimin e saj por jo në emër të AKR’së. Në emër të AKR’së ka njerëz që flasin”, ka theksuar tutje Bahtiri.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur