Deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me rrahjen e bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitore Metaj-Stavileci se këtë akt e kanë kryer anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli i quajti “kriminelë të Vetëvendosjes” nuk janë komentuar nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës i tha Insajderit se versioni zyrtar në lidhje me rrahjen e zonjës Stavileci është ai që është lëshuar dhe se asnjë version tjetër nuk vlen.
“Çdo kush që e di duhet të raportojë në Polici, përndryshe nuk komentojmë deklarata të askujt”..
Nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli dhe deputetja e kësaj partie Blera Deliu-Kodra akuzuan Vetëvendosjen se janë autorët ose porositësit e sulmit ndaj zonjës Stavileci, duke aluduar se sulmi vjen pasi ministri në detyrë Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...