Pasditen e sotme është rrahur bashkëshortja e Blerand Stavilecit, Vitore Metaj-Stavileci.
Qifti në fjalë, sot kanë pasur përvjetorin e tyre të martesës.
Në një konferencë për media nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, ka bërë të ditur se në momentin e rrahjes Vitore Metaj-Stavileci ishte nisur për një nga lokalet e Prishtinës ku bashkëshorti i saj kishte organizuar festë për përvjetorin e martesës së tyre.
Vitore Metaj Stavileci është dërguar në Qendrën Emergjente dhe për t’i qëndruar pranë ka shkuar edhe bashkëshorti i saj Blerand Stavileci.
Policia po heton rastin dhe ka thënë se gruaja e ministrit është rrahur nga dy persona.
Blerand Stavileci dhe Vitore Metaj nga martesa e tyre kanë një vajzë, Mia./arbresh.info/


Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...