Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë dy persona që ishin lënduar rëndë në dy aksidente të ndara.
Në lidhje me aksidentin në fshatin Trudë të Prishtinës që kishte ndodhur më 12 gusht të këtij viti, raportohet se dje ka ndërruar jetë viktima, e cila si pasojë e lëndimeve në aksident, ishte duke u trajtuar në QKUK, shkruan arbresh.info.
Rasti tjetër ka të bëjë me aksidentin që kishte ndodhur më 24 gusht të këtij viti në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në këtë aksident, dje ka ndërruar jetë viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./arbresh.info/
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...
Ambasadori britanik mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për zbat...
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë