Sipas ministrit të imigracionit të Kanadasë, Ahmed Huseen, në pasaporta përveç femër dhe mashkull do të hyjë edhe një gjini e tretë “X”.
Ministri njoftoi se gjinia “X” në pasaporta do të hyjë në fuqi që nga 31 gushti. Opsioni X në pasaportë do të bëjë më të lehtë për njerëzit që nuk identifikohen si femra apo si meshkuj, për të marrë pasaporta dhe dokumente të tjera qeveritare.
Ky veprim i qeverisë është ndërmarrë kryesisht për transgjinorët pas disa debateve publike. Kështu, qeveria kanadeze mendoi opsionin gjinor “X” për ta shtuar në pasaportat e saj, për të gjithë transgjinorët që kanë hasur probleme të këtij lloji.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore