Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka deklaruar se lëshimi i tri raketave balistike në Korenë Veriore ishte një akt provokues.
Megjithatë, ai ka shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje paqësore me Korenë e Veriut, transmeton portali arbresh.info
“Ne e konsiderojmë atë akt provokues kundër SHBA-ve dhe aleatëve tanë”, ka thënë Tillerson në një intervistë për Fox News.
“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë paqësore ndaj Koresë Veriore, gjithmonë duke bashkëpunuar me aleatët tanë , e sidomos me Kinën për të parë nëse mund të ulemi në tryezë me regjimin e Phenianit”.
Koreja Veriore ka kërcënuar se do të sulmojë ishullin Guam në SHBA./arbresh.info/
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...