Serie A ka prezantuar për sezonin 2017/18 teknologjinë VAR si një video asistent i gjyqtarit dhe deri tani është duke u shfrytëzuar shumë.
Genoa dhe Juventusi janë duke përballur kundër njëri-tjetrit në Marassi dhe të dy klubet kanë fituar nga një penalti, transmeton portali arbresh.info.
Të dy penaltitë ishin akorduar nga gjyqtari Luca Banti falë teknologjisë VAR. Megjithatë, penaltia për Genoan ishte akorduar gabimisht sepse sulmuesi i Genoas, Galabinov, ishte në pozitë jashtë loje para se Rugani të shkaktonte faul ndaj tij.
Rugani në fakt bëri ndërhyrje të palejuar ndaj Galabinocit por ndeshje duhej të ishte ndalur sepse lojtari ishte paraprakisht në pozitë jashtë loje.

Genoa siguroi një epërsi prej 2 me 0 falë penaltisë nga Galabinov, por Juventusi arriti të barazojë shifrat në 2 me 2 përmes Paulo Dybalas.
Dybala shënoi edhe golin e barazimit pas një tjetër penaltie të akorduar nën shfrytëzimin e teknologjisë VAR.
Mario Mandzukic kishte goditur topin drejt portës por portieri i Genoas, Lazovic, preku topin me dorë duke shkaktuar penalti në favor të “Zonjës së Vjetër”./arbresh.info/
https://streamable.com/rtoed
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...