Pelegrinët myslimanë të Katarit që shpresonin të merrnin pjesë në Haxh gjatë këtij viti janë penguar që të shkojnë në Arabinë Saudite.
E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se Arabia Saudite, e cila menaxhon vendet më të shenjta të Islamit, Mekën dhe Medinën, e ka bërë të pamunudur që ata të shkojnë, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Katarit për çështjet Islame, e cila organizaon pjesëmarrjen në Haxh për banorët e Katarit, ka njoftuar se nuk ka marrë përgjigjjë nga homologu i tij saudit për logjistikën e udhëtimit dhe për garancitë e sigurisë.
Kjo ministri ka bërë të ditur se mungesa e komunikimit dhe e bashkëpunimit nga ana e Arabisë Saudite do të thotë se banorët e Katarit ‘nuk lejohen’ të marrin pjesë në Haxh.
Javën e kaluar, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud i Arabisë Saudite urdhëroi qeverinë e tij të dërgonte aeroplanë në pronësi saudite për të sjellë pelegrinët e Katarit si mysafirët e tij.
Vëzhguesit dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë përshkruar këtë ‘thirrje’ të mbretit saudit si një ‘trik’ politik për të shmangur kritikat e Arabisë Saudite mbi Katarin.
Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe Bahrain, kanë ndërprerë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë se po mbështet terroristët./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...