Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni LAA ka caktuar një grup punues politik dhe programor me Vetëvendosjen që të harmonizojnë qëndrimet e koalicionit LAA për prioritetet Qeverisësë të Kosovës për intensifikimin e dialogut me VV.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka treguar se AKR ka biseduar me Alternativën, LDK-në si dhe VV-në për këtë.
Stautsi i plotë:
Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda. Ne mesditë, ne të Akr dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu. Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. Në orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme.
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...