Shefi i Grupit Parlamentar të LAA, Avdullah Hoti ka kritikuar koalicionin PAN dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po e shfrytëzojnë Kuvendin për motive të ulëta të tyre.
Hoti gjatë një konference për media tha se VV në mandatin e kaluar ka shkuar shumë larg për të arritur në pushtet, duke sulmuar siç tha, kryeministrin Isa Mustafa dhe familjen e tij, shkruan arbresh.info.
Ai fajësoi kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Kadri Veselin për veprimet e VV-së në legjislaturën e pestë e cila për disa seanca radhazi hodhi gaz lotsjellës në Kuvend.
“PAN dhe VV po shfrytëzojnë prapë Kuvendin e Kosovës për motive të ulëta të tyre. Vetëvendosje në mandatin e kaluar ka shkuar shumë larg për të ardhur në pushtet duke sulmuar kryeministrin Isa Mustafa, familjen e tij dhe stafin e tij. Asnjë qeveri nga viti 1999 nuk ka qenë më shumë e sulmuar se Qeveria Mustafa. Veseli e din që kryeministri është sulmuar në Kuvend por edhe jashtë Kuvendit. Ai është përgjegjës për lejimin e futjes së gazit në Kuvend, në sallën alternative të Kuvendit sepse ka lejuar futjen e deputetëve të atëhershëm të opozitës. Ai nuk ka menaxhuar Kuvendin si duhet”, është shprehur Hoti.
Ai ka komentuar edhe akuzat e Degës së PDK-së në Prishtinë ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit duke thënë se PDK po e akuzon VV-në për t’ia bërë me dije se nuk janë të ndryshëm nga ata vetë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1520132408051846/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...