Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur të pafytyrë Albin Kurtin pas fjalimit që ka mbajtur sot në Kuvend ku sipas Deliut ‘ i shtyrë nga etja për pushtet, i shtriu dorën e afrimit Isa Mustafës’.
“Pafytyrësia në Kuvendin e Kosovës sot arriti kulmin në momentin kur Albin Kurti, i shtyrë nga etja për pushtet, i shtriu dorën e afrimit Isa Mustafës”
“Këtë e bëri në foltoren e Kuvendit, pikërisht aty ku e kishte sulmuar personalisht atë me sprej, vezë dhe gaz lotsjellës. Pra, ata që e sulmuan në Kuvend, në rrugë dhe në shtëpi, duke ia terrorizuar me molotov edhe familjen, sot ndërruan lëkurën si kameleonë, duke iu lutur që ta bëjnë qeverinë së bashku, ka shkruar Deliu në Facebook.
Ajo me tej ka thënë se Vetëvendosjen nuk e do askush si bashkëpunëtore, sepse sipas saj, kjo lëvizje është e rrezikshme për shtetin e Kosovës./arbresh.info/
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...