Skënderbeu i Korçës do të tentojë që për herë të dytë në histori të klubit të futet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Arbresh.info.
Pasi kaloi tri faza preliminare, skuadra nga Korça në fazën ‘play-off’ do të përballet me Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet sonte në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00.
Duke u nisur nga rezultati i ndeshjes së parë në Zagreb (1:1), Skënderbeu ka shumë shpresa pasi që edhe me një barazim 0:0 kalon tutje për ta rishkruar historinë.
Klubi korçar u ka rezervuar vendet e tyre tifozëve kroatë, sipas rregullores. Nga sa është mësuar dje, në stadiumin “Elbasan Arena” do të jenë sot një numër i vogël tifozësh të Dinamos së Zagrebit, ata më fanatikët. Dhe bëhet fjalë për rreth 150 tifozë nga Zagrebi, më saktë nga grupimi “Bad Boys Blue”.

Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...