Tifozët e Barcelonës janë sigurisht në nevojë për ndonjë lajm të mirë këtë verë.
Neymar është larguar nga Camp Nou për transferim te Paris Saint Germain dhe deri tani ata kanë siguruar vetëm transferimin e Paulinhos, transmeton portali arbresh.info. Madje, duket që ata kanë pranuar disfatën në garën për shërbimet e Philippe Coutinhos së Liverpoolit, i cili refuzon të bëjë biznes.
Gjërat nuk janë duke shkuar mirë për trajnerin Ernesto Valverde dhe bashkëpunëtorët e tij, por të paktën ata kanë në dispozicion ende superyllin Lionel Messi.
Megjithatë, në javët e fundit ka pasur disa dyshime rreth të ardhmes së reprezentuesit argjentinas në klub. Ai ka qenë duke u kërkuar për transferim te Manchester City dhe ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin pavarësisht se dy palët kanë rënë dakord.

Por, çfarë është duke ndalur këtë?
A e ka ndryshuar mendjen për të ardhmen e tij fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë?
Në fakt, jo diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Gazeta spanjolle ‘Sport’ ka zbuluar të vërtetën rreth shtyrjes së negociatave duke cituar se këtu ekziston “një problem me agjendë”.
“Ata nuk kanë qenë në gjendje të përgatisin agjendat”, ka thënë Barcelona për gazetën e lartpërmendur.
Sidoqoftë, tifozët e Barcelonës nuk duhet shqetësuar sepse raporti shton që nuk do të ketë probleme në minutën e fundit dhe se marrëveshja është 100 për qind e finalizuar./arbresh.info/
Zhegrova feston 27-vjetorin në finalen historike ndaj Turqis...
Tronditëse në Itali/ Ishte vrarë nga ish-partneri i saj, per...
Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen...
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...