Qeveria e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e saj të 24, miratoi masat nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me ndaljen e reklamave të Qeverisë në televizionet komerciale, shtypi, billborde dhe internet portalet, në këtë listë nuk përfshihen rrjetet sociale.
Me vendim të Qeverisë informatat e nevojshme në formë reklame do të transmetohen te qytetarët nëpërmjet shërbimit radiodifuziv publik.
“Sipas këtij vendimi, Qeveria sjell konkluzion sipas të cilit detyrohen të gjitha organet udhëheqëse shtetërore, informohen institucionet që nuk kanë status të organit shtetëror dhe ju sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale të ndalin transmetimin, gjegjësisht reklamimin e kampanjave në hapësirë të paguar në televizione dhe radio stacione komerciale, gazeta ditore dhe javore, billborde, internet portale, me përjashtim të rrjeteve sociale, në pajtim me masat e Planit 3-6-9”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për shtyp të Qeverisë së RM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...
7 vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tu...
Moti sot me diell në Shqipëri