Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli në një fjalë rasti në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit ka thënë se kanë humbur një njeri me vlera të mëdha njerëzore.
“Kemi humbur një prind të shkëlqyer, një njeri humanist, një mantelbardhë. Kemi humbur një luftëtar që mori pushkën për të shpëtuar atdheun e pastaj veshi mantelin për të shëruar atdheun. Ai ka dhënë shumë për vendin dhe ne duhet ta ndjekim rrugën e tij. Ai do të mbetet simbol i qytetit tonë dhe sa herë që përmendet emri i tij do të flitet për Mitrovicën tonë”, ka thënë ai.
Veseli ka shtuar se ai është referencë për mjeket dhe për të rinj.
“Nga sot ai është monument në memorien e shtetit të Kosovës që tregon se si fitohet se si ruhet liria e shtetit tonë. I përjetshëm kujtimi për të”, tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...