Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre kanë bërë të ditur se partisë së tyre i është bashkuar asambleistja, Teuta Berisha që dikur ishte pjesë e AAK-së.
Teuta Berisha është pritur nga i nominuari për kryeministër Albin Kurti dhe anëtarja e Kryesisë Nazlie Bala.
Berisha ka thënë se ajo ndjehet e zhgënjyer me qeverisjen e deritashme të komunës së Kastriotit prandaj edhe ka kaluar nga AAK-ja në VV.
Ja postimi i plotë i Vetëvendosjes:
“Asambleistja e AAK-së në Kastriot, Teuta Berisha i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ajo është shprehur e zhgënjyer me qeverisjen e deritashme të komunës së Kastriotit. Berisha është shprehur se nuk janë realizuar ato për të cilat ajo ka shpresuar për këtë komunë dhe sot qytetarët e Kastriotit përballen me shumë probleme për shkak të keqqeverisjes.
Znj. Berisha është pritur nga i nominuari për kryeministër Albin Kurti dhe anëtarja e Kryesisë Nazlie Bala.
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq