Lidhja Demokratike konsideron se tërheqja e personelit nga ambasada e Republikës së Serbisë është skenar për destabilizim të Ballkanit nga këndvështrime të ndryshme, ku ndërthuren interesa gjeostrategjike të disa qendrave të fuqishme, transmeton Zhurnal.
“Me këtë akt të pamenduar, të përshpejtuar dhe joautentik serb, qëllimi kryesor është të bllokohen proceset euroatlantike të Maqedonisë dhe të ndërpritet pranimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i bisedimeve për hyrje në Unionin Europian. Më se e sigurtë është që Serbia me mbështetje nga jashtë është futur në këtë avanturë të pakuptimtë, e cila ka mbështetje edhe nga strukturat politike në Maqedoni.
Maqedonia duhet të përmbahet nga masat reciproke dhe të punojë për thellim të bashkëpunimit me Republikën e Serbisë dhe gjatë kësaj, të mos heqë dorë nga interesat nacionale, shtetërore dhe strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën e partisë së Pavle Trajanov./arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...