Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi 26-vjeçar, Batuhan Karadeniz, do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Skënderbeut.
Ndonëse korçarët kanë përforcuar radhët e tyre me mjaft emra cilësorë në repartin e avancuar, duket se ata kanë kërkuar edhe eksperiencën e futbollisti në fjalë i cili ka luajtur me kombëtaren e moshave të Turqisë dhe dy ndeshje me përfaqësuesen A.
Karadeniz, i cili ka luajtur me skuadra të njohura si Beshiktash, Eksishehirsport, Trabzonspor, Sivaspor apo St. Galen, në sezonin e fundit ishte pjesë e Shanliurfaspor. Ai ka arritur një marrëveshje me Skënderbeun dhe sipas mediave në Turqi, do të përfitojë 100 mijë euro në klubin shqiptar, shkruan Panorama.
Klubi u ankua në Federatën Turke, por Karadeniz mbylli gjithçka vetë, duke paguar klauzolën e largimit prej 200 mijë lirash turke.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...