Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.
Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
I qoftë i lehtë dheu./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...