Kosova do të detyrohet të paguajë qindra e mijëra euro penallti për shkak se nuk po mund ta sjellë aparaturën e angiografit, të blerë 2.1 milionë euro nga Austria në Kosovë.
Kjo aparaturë është blerë qe më shumë se një vit nga Qeveria e Kosovës përmes një kredie të butë, ndërsa afati i fundit që të sjellë në Kosovë ishte muaji prill. Për çdo muaj që vonohet sjellja e kësaj aparature Kosova do t’i paguajë “qira” kompanisë austriake rreth 50 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deri tash sjellja e kësaj aparature është vonuar qe më shumë se katër muaj, që i bie rreth 250 mijë euro humbje. Humbja pritet të jetë me e madhe për shkak që hapësira ku do të vendoset kjo aparaturë nuk është as gati.
Në QKUK nuk kanë dhënë shumë informata për pajisjen e re, e cila do të mundësonte vendosjen e stentave gjatë 24-orëve e jo 12 orë siç është tani./arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...