Ka mjaftuar një video “live” në Instagram për të zbuluar të rejat nga jeta e këngëtares seksi Albërie Hadërgjonaj.
Veshur me bikini rozë e me një kafe në dorë, ajo u ul për minuta me radhë në qiell të hapur, për të folur me ndjekësit e saj. Albëries i shkruanin nga vende të ndryshme të botës si Arabia, Indonezia, Kili etj.
Të shumtë ishin ata që e pyesnin për profesionin apo kombësinë. Gjithaq të shumtë ishin ata që i kërkonin këngëtares shqiptare të largonte flokët e gjatë e t’i tregonte gjoksin, dëshirë që ia plotësoi dy herë.
Ndër të tjera ajo zbuloi se në mes të shtatorit do të nxjerrë në treg materialin e ri muzikor, një këngë ritmike e të bukur krijuar nga Kledi Bahiti.
Albëria fliste nga Hempton, ku kishte shkuar për pushime por edhe për punë. Ajo rrëfeu se është beqare e dëshiron të bëjë para. Albëria punon atje edhe për një agjenci imobiliare, ku siç u shpreh është angazhuar për shitjen e shtëpive disamilionëshe. “Skam të dashur. Po e shoh që të zgjedh një të mirë. Po jam shumë rehat kështu, s’kam kohë të gjej të dashur.
Duhet të punoj njëherë, të bëj lekë. Kam ardhur të shikoj disa shtëpi këtu. Domethënë përveçse për ta shijuar, kam ardhur të bëj biznes në Hemptons. Më vonë do t’iu tregoj disa prona dhe ndoshta jeni të interesuar t’i blini.
Unë jam në Hemptons dhe agjencia ka disa prona që do t’i shesë. Këto shtëpi kushtojnë miliona dollarë ndaj më uroni fat”, tha ndër të tjera ajo./ revistawho.com
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...