Trepça ’89 do të nis mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës të rikthyer në elitë, Flamurtarit që ka bërë disa përforcime të mira.
Njëri nga futbollistët më të mirë të Trepçës ’89, Florent Hasani në një prononcim për Telegrafin thotë se skuadra e tij do të kërkojë t’ia fillojë me fitore edicionin e ri.
“Më në fund po fillon edicioni i ri. E fillojmë si kampion në fuqi dhe synimet tona janë që ta mbrojmë titullin e kampionit”, deklaron Hasani.
Mesfushori ofensivë thotë se do të jetë një ndeshje interesante por nuk e nënçmojnë kundërshtarin.
“Do të jetë një ndeshje tejet interesante. Flamurtari është një skuadër me traditë të madhe të cilën assesi nuk duhet ta nënçmojmë”.
“Duhet t’i qasemi ndeshjes me motiv maksimal për t’i marrë tri pikët të cilat janë edhe synimi ynë”, deklaroi reprezentuesi i Kosovës U21.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...