Pas largimit nga qeveria, ministrat teknikë të Bashës dolën me një raport i cili përmblidhte punën e tyre në qeveri por edhe një rezultat mbi zgjedhjet e mbajtura më 25 qershor.
Dhe rezultati përfundimtar i ministrave teknikë ishte që zgjedhjet që nxorrën fitues Ramën me 74 deputetë ishin të manipuluara.
Këtij raporti iu përgjigj flakë për flakë kryeministri Edi Rama i cili jo vetëm që i falenderoi për kontributin e tyre në qeverisjen e përbashkëtët por i uroi edhe “suksese në jetë”.
Burime nga zyra e kryeministrit thonë se Rama ka deklaruar se raporti i ministrave teknikë është një dokument politik duke e cilësuar të njëanshëm dhe aspak të vërtetë.
Ditën e sotme reagoi për herë të parë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili duke u mbështetur në raportin e ministrave teknikë deklaroi edhe njëher se zgjedhjet e 25 qershorit u manipuluan.
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...