Është një nga modelet më të famshme në botë dhe për këtë arsye Bella Hadid ishte përzgjedhur për të inauguruar numrin e shtatorit të “Vogue Arabia”.
20-vjeçarja, ndryshe nga setet e tjera fotografike që jemi mësuar ta shohim, këtë radhë shihet e mbuluar krejtësisht.
Fotot janë shkrepur nga i famshmi Karl Lagerfeld.
Në intervistë, Bella tha se është e shqetësuar për privatësinë e saj.
“Mendoj se po tregove shumë në rrjetet sociale, njerëzit do të duan edhe më shumë. Jam e shqetësuar për privatësinë time dhe të familjes. Është mirë që të vë disa kufi”, tha Bella.




Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...