Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, duke u shprehur se gjendja politike dhe ushtarake në Siri është duke u përmirësuar, thotë se “Ekspertët turq, iranianë dhe rusë po vazhdojnë punimet për themelimin e zonës jokonfliktuale”, raporton Anadolu.
Zaharova në një konferencë për media të organizuar në Moskë thotë se punimet për shtrirjen e armëpushimit në rajonet në veri të Humusit dhe të Gutës Lindore po vazhdojnë me një trend pozitiv. “Ekspertët turq, iranianë dhe rusë, në kuadër të takimeve të Astanës po vazhdojnë punimet për themelimin e zonës jokonfliktuale në Idlib”, tha ajo.
Gjatë fjalimit të saj Zaharova bëri vlerësime edhe për zhvillimet në Gadishullin Korean ku tha se ndonjë përdorim i dhunës në rajon mund të shkaktojë “një tragjedi të madhe”.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë palëve për vetëpërmbajtje. Së bashku me partnerët tanë kinezë ne vazhdojmë insistimin tonë për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për të gjitha problemet e rajonit”.
Në muajin maj në Astana u arrit marrëveshja mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë që katër rajone përfshirë edhe Gutën Lindore të jenë “zona jokonfliktuale”.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja