Një person është vrarë ndërsa katër të tjerë janë lënduar në qytetin e Velesit.
Policia njofton se rreth orës 03:00 pas mesnate S.V (46) me dhunë është futur në shtëpinë e bashkëfshatarit të tij D.N (66) me të cilin ka pasur marrëdhënie jo të mira.
S.V me një çekiç dhe levë u ka shkaktuar lëndime në kokë D.N., bashkëshortes së tij L.N (55) dhe vajzës 31-vjeçare, të cilët kanë qenë në katin e parë.
Më pas ai ka vazhduar në katin e dytë ku ka jetuar vëllau i D.M.
Fqinji sipas policisë, transmeton SHENJA, ka sulmuar edhe vëllaun T.N (63) dhe bashkëshorten V.N (53).
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa D.N nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.
Për shkak të seriozitetit të lëndimeve bashkëshortja e të ndjerit me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.
Nga MPB informojnë se sulmuesi është arrestuar, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri