Nëse inteligjenca nuk është krye të listës të gjërave që kërkoni tek një femër, atëherë këtë karakteristikë duhet ta vendosni të parën, sepse hulumtimet e reja tregojnë se të pasurit një gruaje inteligjente mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë.
Inteligjenca dhe bukuria për një kohë të gjatë janë konsideruar si kombinimi fenomenal te një partner, por tani ekspertët pohojnë se ky kombinim mund të jetë fenomenal edhe për shëndetin tuaj, si dhe t’i parandalojë sëmundjet si çmenduria.
Shkencëtarët kanë ardhur në këtë përfundim pas eksperimenteve të shumta me binjakë identikë, ku kishin parë se ata të cilët martoheshin me femra inteligjente ishin më pak të prirë të vuajnë nga çmenduria.
Profesori i shëndetit mendor në Kolegjin e Mjekësisë dhe Shkencave, Lawrence Whalley ka shpjeguar:“Meshkujve asnjëherë nuk u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë për të jetuar më gjatë, dhe kjo është të martohen me femra inteligjente. Nuk ka ilaç më të mirë për çmendurinë, sesa një grua inteligjente”./Arbresh.info
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...