Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, si dhe i nominuar për kryeministër nga kjo parti ka sqaruar se pse ka dalë më herët nga takimet e LDK-së.
Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të tjera që ka, është dashur të dalë nga takime konsultuese për kandidaturat për kryetarë komunash, shkruan arbresh.info.
Hoti mes tjerash ka thënë se LDK do të dalë me propozimet më të mira për kryetar të komunave.
“Per shkak te angazhimeve te tjera, kam dale me heret nga takimet konsultuese qe po mbahen ne LDK lidhur me kandidaturat per kryetar te komunave. Kjo eshte e verteta lidhur me titujt e dhene neper media se e kam leshuar mbledhjen e kryesise. LDK do te dale me propozimet me te mira per kryetar te komunave. Po ndertohet nje koncenzus shume i gjere ne kete aspekt permes frymes demokratike qe i ka hije LDK-se”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...