Në kohën Kosova ka hyrë në një krizë të përsëritur institucionale për herë të dytë brenda tri viteve, komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta tejkalojnë ngërçin.
Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian, Angelina Eichhorst, porositi deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë të konstituimit të Kuvendit.
“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter.
Gjatë ditës së djeshme, shtetet që përbëjnë QUINT-in (ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Italia) kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...