Mbrojtësi holandez i Southamptonit, Virgil Van Dijk është i preferuari i Antonio Contes për të përforcuar mbrojtjen e tij.
Holandezi Van Dijk i dorëzoi një kërkesë që i lejon transferimin diku tjetër javën e kaluar skuadrës së tij.
Kështu, Blutë janë të bindur se mund të transferojnë mbrojtësin 26-vjeçar përpara interesit nga Liverpooli dhe Manchester City.
Sipas The Mirror, Chelsea po përgatit një ofertë prej 50 milionë funteve apo rreth 56 milionë euro për mbrojtësin e Southamptonit.
Chelsea deri më tani është përforcuar me mbrojtësin Antonio Rudiger nga Roma, mesfushorin Tiemeoue Bakayoko nga Monaco dhe sulmuesin Alvaro Morata nga Real Madridi.

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë