Sot me 12 gusht festohet dita ndërkombëtare e rinisë, shkruan arbresh.info
Për nderë të kësaj dite Këshilli i Veprimit Rinor Lokal i Drenasit ka organizuar dy aktivitete ku kanë promovuar revistën “Realiteti” e cila përmban të arriturat e komunës për vitin 2017 dhe aktivitetet rinore e edukative në këtë komunë, gjithashtu ata nuk i kanë lënë anash as hapësirat publike ku me një aksion simbolik kanë zbukuruar ulëset të cilat gjendet në park.
Kryetarja e KVRL Altina Nika përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se rinia e Drenasit sot janë munduar që ti japin një ngjyrë ndryshe qytetit me aktivitete të ndryshme.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:
Rinia e Drenasit sot frymën e festës për ditën ndërkombëtare të rinisë e solli me aktivitete në qytet. U munduam me i’a dhanë qytetit një ngjyrë më ndryshe, duke punuar pak për komunitet, duke u munduar me bë më të ri parkun, e n’park me u ulë me lexu revistën “Realiteti” që e kemi bë na rinia e Drenasit. Faleminderit vullnetarëve tanë që n’këto temperatura t’nxehta nuk u lodhën, po m’thanë nesër a dalum me ujitë barin se koka tha pak./arbresh.info/

Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4