Hykmete Bajrami në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se “ne si LDK do të dëshironim që të gjithë ata që u bashkuan për të rrëzuar qeverinë Mustafa, le të bëhen bashkë e ta formojnë tani”.
Bajrami tutje tha se parasëgjithash, duhet parë veprimet e PAN-it.
E pyetur se nëse LDK-ja do të mund të kishte bisedime me VV për të bashkëqeverisur, ajo ka thënë se do ta bënin për hir të qytetarëve.
“Sikur tani të kishim konstituimin e Kuvendit, LDK do të mund të kishim bisedime me Vetëvendosjen, por fillimisht duhet parë veprimet e PAN-it”, ka thënë ajo.
“Programi i Vetëvendosjes me atë tonin dallon, por për interes të qytetarëve ne do ta bënim”, shtoi tutje.
Rama: Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opoz...
Çdo foshnje në Mbretërinë e Bashkuar do t’i nënshtrohet test...
Në Mal të Zi mund të keni takime të afërta me arinjtë, në Ko...
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Sr...