Gjatë ditës së djeshme, Koreja Veriore përmes agjencisë shtetërore të lajmeve ka bërë të ditur se ka gati katër raketa për të ‘sulmuar’ SHBA-të, konktreisht ishullin Guam.
Pavarësisht që guvernatori i Guam nuk beson që Koreja e Veriut do të sulmojë me raketa, qeveria ka lëshuar udhëzime se çfarë duhet të bëjmë në rast të një sulmi, transmeton portali arbresh.info
Udhëzimet u bëjnë thirrje banorëve që të përgatisin një kuti të furnizimit të emergjencës dhe të bëjnë një listë të strukturave të mundshme konkrete afër shtëpisë, punës dhe shkollës për të shërbyer si strehimore.
Sipas Homeland Security, në një çantë themelore duhet të përfshihen një shishe ujë, të paktën për tre ditë, një furnizim tre-ditor me ushqim, radio me bateri, peshqir, harta lokale, telefon celular dhe bateri rezervë.
Tensionet mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve kanë eksaluar gjatë javës së fundit, pasi Kim Jong-un ka kërcënuar me sulm, ndërsa Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga Koreja Veriore që të ‘bëjnë kujdes’ sepse ‘nëse sulmohet vendi, SHBA-të do të ndërhyrjne me forca ushtarake’./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...