
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.
Lulzim Basha ngriti sërish sot alarmin për drogën në vend, duke i ‘shtrirë’ dorën për ndihmë qytetarëve, mediave e shoqërisë civile.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha thotë se kreu i antimafias italiane i ka rënë kambanave të alarmit dhe se Shqipëria tashmë njihet në botë veç për drogën.
Sipas Bashës, Rama nuk do shkëputet kurrë nga droga por do përdorë paratë e saj për të forcuar pushtetin e tij personal. Reagimi i kreut të PD-së erdhi pas deklaratave të shefit të antimafias italiane, i cili e ngriti si problem drogën që vjen nga Shqipëria pas masakrës që ndodhi në Puglia dje, ku nga një përplasje mes bandash mbetën të vrarë 4 persona.
STATUSI I BASHËS: Shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, i ka rënë edhe një herë këmbanave të alarmit për rrezikun që droga shqiptare po i sjell Italisë, duke fuqizuar krimin e organizuar që ka çuar në përplasje mes grupeve rivale mafioze që kërkojnë kontrollin e rrugëve të drogës nga Shqipëria.
Tashmë prodhimi kryesor i Shqipërisë, eksporti kryesor i Shqipërisë dhe marrëdhënia kryesore që Shqipëria ka me botën është droga. Droga shqiptare është tashmë kërcënim serioz për rendin në Itali dhe vend të tjera europiane.
Në Shqipëri situata është akoma më dramatike sepse tani ekonomia dhe politika dominohen nga droga. Shpëtimi nga kjo gjendje mund të vijë vetëm nga reagimi i gjithë shoqërisë. Partia Demokratike prej katër vjetësh ka paralajmëruar për gjendjen dhe pasojat e pritshme të drogës, ka denoncuar politikanët dhe kriminelët e lidhur me drogën, ka ndërmarrë nisma ligjore kundër futjes në politikë të njerëzve të lidhur me drogën dhe krimin.
Por përpjekjet e saj nuk mjaftojnë nëse media, shoqëria civile, intelektualët, biznesi dhe vetë qytetarët nuk reagojnë. Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e drogës për të fuqizuar pushtetin e tij personal dhe për të blerë e manipuluar opinionin publik.
Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë pa kompromis politikën e drogës, por është detyra e çdokujt që kërkon një shoqëri pa drogë dhe një të ardhme të sigurt të reagojë dhe veprojë për të krijuar së bashku një front kundër drogës dhe politikës së drogës./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...