Maratona e seancave për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvrlevski ka vazhduar edhe sot, por në seancën parlamentare nuk janë të pranishëm 30 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prandaj, deputeti i OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski, në fillim të seancën ka thënë se Kuvendi nuk është në gjendje për të marrë vendime për shkak se mungon një numër i deputetëve.
”Edhe në qoftë se vihet në votim, nuk do të ketë askush që të votojë. Propozoj që kjo pikë të lihet në pritje, të hiqet nga rendi i ditës”, tha Dimovski.
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk mori parasysh opozitën dhe ka rifilluar diskutimin mbi shkarkimin e Zvrlevskit.
Ai tha se shumica është e nevojshme vetëm në rastet e votave, por jo e nevojshme edhe kur ka diskutim dhe replika.
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...