Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot Filipinet, përfshirë kryeqytetin, duke ngjallur panik te banorët, por pa shkaktuar deri tani viktima apo dëme të mëdha materiale, thanë sot burime qeveritare.
”Epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të qytetit Nasugbu, 65 kilometra në jug të Manilas”, sipas Institutit filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Tërmeti i fundit i fuqishëm në këtë vend ka qenë ai i tetorit 2013 me fuqi 7,1 ballë Rihter që shkaktoi edhe vdekjen e 220 personave.
Në korrik 1990, më shumë se 2 400 persona humbën jetën në ishullin Luzon pas një tërmeti me magnitudë 7,8 ballë Rihter.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare