Vazhdimisht ka deklarata nga ndërkombëtarët se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur, pasi ndalja e tij është parë si problem serioz.
Kosova nuk e ka mundësin të rifilloj dialogun pasi është në procesin e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.
Ministrja për Dialog në largim, Edita Tahiri për lajmi.net ka thënë, se përgjigjja e vetme ndaj deklaratave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve është se Kosova si fillim ka prioritet formimin e institucioneve.
Kosova , tha ajo, më pas do të vazhdojë më agjendën e brendshme dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe dialogun.
“Kosova tash ka prioritet që të krijojë institucionet e reja, pas zgjedhjeve nacionale dhe pasi që të krijohen institucionet e reja në agjendën e Kosovës janë një varg çështjesh që lidhen më agjendën e brendshme por edhe me çështje që lidhen me agjendën ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri..
Vazhdimi i dialogu kontribuon për integrimet euroatlantike të Kosovës, tha Tahiri, andaj qeveria e re do ta ketë edhe këtë në agjendën e saj.
“Në mesin e këtyre yshtjeve është edhe vazhdimi i dialogut për fqinjësi dhe paqë me Serbinë sepse është një dialog që kontribuon për integrimet euroatlantike të Kosovës, por edhe për vendosjen e fqinjësisë së mirë dhe paqes historike mes dyjave shteteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha në fund ministrja Tahiri.
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit