Nuk ka mënyrë më të mirë për të djegur dhjamrat, sesa trajnimi me intervale me intensitet te larte.
Ndryshe nga trajnimi konstant që i mban rrahjet e zemrës në një nivel, ky lloj trajnimi me shpërthime dhe kohë të shkurtër pushimi do të bëjë që zemra juaj të punojë fort e si rrjedhojë pompimi i gjakut në trupin tuaj do të jetë më i fuqishëm, mushkëritë do të forcohen e funksionojnë më mire e mbi të gjitha dhjamrat shkrihen.
Nëse justifikimi juaj është se nuk keni kohë, atëherë po ju japim një zgjidhje që mund ta bëni në çdo kohë dhe në pak minuta. Provoni të mos merrni ashensorin, provoni që të paktën një here në ditë ngjitja e zbritja e shkallëve të pallatit tuaj të jetë ndryshe dhe në dobi të trupit tuaj.
Shkallët përbëjnë një vend perfekt për të realizuar një seancë stërvitore mjaft të fuqishme, me intervale. Gjithçka ju duhet është të gjeni disa shkallë, qofshin ato të një ambjenti brenda apo jashtë dhe filloni ngjitjen e zbritjen.
Nëse nuk keni shkallë të brendshme, gjeni një ambjent me shkallë jashtë. Natyra është akoma edhe më e bukur e të dhuron më shumë energji e forcë.
Ngjitni e zbritni shkallët me shpejtësi e në fund pushoni pak, deri sa t’ju stabilizohet pulsi i zemrës. Përsëriteni këtë ritual disa herë dhe stërvitja juaj për sot ka përfunduar.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...