Konglomerati i njohur japonez ”Toshiba” ka shënuar një humbje neto prej 965,7 miliardë jenësh ose 8,8 miliardë dollarë në pasqyrën financiare të vitit të kaluar.
Kompania 142-vjeçare ka të ngjarë të përjashtohet nga Bursa e Tokios (TSE), pasi rezultatet e vonuara financiare u miratuan pjesërisht nga kompania e auditit “PricewaterhouseCoopers Aarata” (PCA).
Megjithatë, PCA-ja ka lëshuar një opinion të pafavorshëm lidhur me kontrollet e brendshme të ”Toshiba”-s, pasi kompania ka pësuar humbje të mëdha që lidhen me njësinë amerikane të energjisë bërthamore “Westinghouse Electric”, tashmë jofunksionale.
Gjithashtu, në mars, ”Toshiba” raportoi një vlerë neto negative prej 552,9 miliardë jen.
”Toshiba”, e cila është ende duke u përballur me frikën se mund të përjashtohet nga TSE-ja, po përpiqet të shesë njësinë e vet fitimprurëse për të mbledhur para.
Kompania do të çregjistrohet nga Bursa e Tokios nëse raporton një vlerë neto negative edhe për vitin e dytë.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...