“Vendosja e bazës erdhi pas bisedimeve të mbajtura midis forcave amerikane dhe forcave irakiane të premten në lagjen Zammar të Mosulit”, tha të mërkurën kolonel Mehdi al-Hafaxhi
Një bazë ushtarake amerikane është themeluar në afërsi të qytetit veriperëndimor të Irakut, Tal Afar, ka njoftuar një burim ushtarak irakian, raporton Anadolu Agency (AA).
“Vendosja e bazës erdhi pas bisedimeve të mbajtura midis forcave amerikane dhe forcave irakiane të premten në lagjen Zammar të Mosulit”, tha të mërkurën kolonel Mehdi al-Hafaxhi për AA.
Sipas el-Hafaxhit, ekipet teknike kanë përfunduar më shumë se 50 për qind të punës së tyre në bazë.
Baza ushtarake duhet të përdoret për operacionet e planifikuara për të rimarrë Tal Afarin nga organizata terroriste DEASH. “Forcat speciale amerikane dhe këshilltarët janë vendosur në bazë”, konfirmoi ai.
Forcat irakiane janë duke u përgatitur për të nisur një ofensivë për të rimarrë qytetin Tal Afar nga DEASH-i pas mposhtjes së organizatës terroriste në Mosul muajin e kaluar. Tal Afar ka mbetur një bastion i DEASH-it pasi grupi terrorist mori nën kontroll territore të mëdha në Irakun verior dhe perëndimor në mesin e vitit 2014.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit